top of page

Rreth nesh

emark është një biznes i vogël, ende i sapo filluar që gjendet në f. Strimnicë, Tetovë, Maqedoni e Veriut. Ky biznes do të merret me shërbime të ndryshme promocioni, me çmime të volitshme dhe cilësi të lartë.

Shërbimet

Disa nga shërbimet të cilat emark i ofron për klientët e saj në fazën fillestare janë shërbimet e promocionit si nga ato tradicionale (broshura, revista, kataloge, kalendarë, kartëvizita, ...), po ashtu dhe nga shërbimet digjitale (logo, krijim të faqeve të internetit dhe mirëmbajtjen e tyre, mirëmbajtjen e rrjeteve sociale siç janë linkedIn, facebook, instagram etj,) dizajne të ndryshme në bazë të kërkesës së klientit. Duke e pasur parasysh se sa të dobishme janë rrjetet sociale si një ndër format më efektive dhe me kosto më të ulëta për promovimin e biznesit si dhe për të qenë sa më afër konsumatorëve, ne e ofrojmë këtë shërbim në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të hapur dhe e mirëpresim çdo kërkesë që klientët tanë dëshirojnë ta realizojnë dhe është në dobinë e tyre.

Vizioni

Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë mbulimin maksimal të tregut në këtë fushë, Ne synojmë të jemi gjithmonë në një proces drejt risive dhe inovacioneve të reja, Ne synojmë të jemi një staf sa më profesional dhe të motivuar, Ne synojmë të ruajmë gjithmonë vlerat tona bazë që janë Integriteti, Ekselenca, Klienti prioriteti ynë.

Misioni

Ne punojmë me përgjegjësi sociale, me një biznes që rritet. Çelësi i suksesit tonë është indetifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit me profesionalizëm maksimal. Ne kontribuojmë në kompaninë tonë gjithmonë duke qënë një hap përpara.

Synimet dhe qëllimet

•Mbulimi më i gjerë dhe i detajuar i tregut, •Zgjerimi i vazhdueshëm në tregjet në zhvillim, •Integrimi i zgjidhjeve për efikasitet më të madh operacional dhe kënaqësinë e klientit.

bottom of page